GJEVGJELI – Policia ka privuar nga liria B.R. (35) nga Kumanova, pas dyshimeve se ka sulmuar fizikisht djalin e mitur të partneres së tij jashtëmartesore, raporton Tetovasot.
Sipas SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli, rasti ka ndodhur më 4 tetor 2026 rreth orës 21:30 në një shtëpi në Gjevgjeli ku personi qëndronte.
Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të plotë do të parashtrohet kallëzimi përkatës, raporton Tetovasot.