Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Projektligji ka marrë 81 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

“Kërkohet nga Komisioni Legjislativ, që në cilësinë e komisionit përgjegjës raportues dhe komisionet e përhershme, ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime”, tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ndryshe, Rrustem Mustafa ishte i vetmi nga PDK-ja që votoi pro këtij Projektligji. /Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume