KOÇAN – NJPB Koçan ka ngritur kallëzim penal kundër R.A. (76) nga një fshat i Komunës së Zërnovcit dhe L.C. (50) nga Shtipi, nën dyshimin për mbajtje dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe mjeteve shpërthyese, raporton Tetovasot.
Sipas njoftimit policor, gjatë kontrolleve të kryera më 5 dhe 6 mars 2026 në shtëpitë dhe ambientet e tjera të personave të kallëzuar, janë gjetur municion dhe një pistoletë e markës “Cërvena Zastava”, për të cilat nuk kanë poseduar dokumentacion përkatës.
Pas dokumentimit të rastit do të vijojë procedura ligjore, raporton Tetovasot.