Profesori universitar dhe analisti politik, Arsim Sinani përmes një porosie ka bërë të ditur se në zgjedhjet e radhës çdo reciklim i figurave të njejta do ta mbajë në pushtet BDI-në.

“Dallimin në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni Veriore do ta bëjnë emrat dhe besueshmëria e tyre në publik. Çdo reciklim i figurave të njejta do ta mbajë në pushtet BDI-në. Opozita shqiptare duhet të jetë e vëmendshme në veprimet e veta, mos ti jep LEN-it autogol”, ka shkruar Arsim Sinani.(INA)

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume