Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 1:1 me Austrinë në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League, të zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët” kaluan në epërsi në minutën e 69-të, kur Fisnik Asllani realizoi për 1:0 pas një aksioni të bukur të Kosovës dhe asistimit të Edon Zhegrovës.
Kosova ishte pranë fitores, por Austria arriti të barazojë në minutën e 85-të. Golin e barazimit e shënoi Christoph Lang.