Avokati serb Cedomir Stokoviç është shprehur se Serbia duhet të njohë të drejtat e çdo personi dhe mendimet e tyre ndryshe.

Komentet Stoikoviç i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Serbi, ku politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç, u dhunua barbarisht dhe u burgos, vetëm pse vendosi lule mbi varrin e një fëmije të familjes Jashari në Prekaz.

Ai tha se është e drejta e çdokujt të nderoi të vdekurit dhe shtoi se atij nuk i interesonte nëse të tjerët e konsideronin familjen e Adem Jasharit terroriste.

“Pyetja është mëse e qartë. Ju mbani mend se unë ju thashë në fillim që duhet ta mbajmë këtë çështje të thjeshtë. Unë kam të drejtë të vendos lule mbi varrin e Adolf Hitlerit, Binladenit, ose mbi varrin e një fëmije 7 vjeçar shqiptar. Kjo është e drejta ime. Mua nuk më intereson nëse ju e konsideroni familjen Jashari si një grup terrorist apo jo, nuk më intereson fare”, tha Stoikoviç.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume