Lamine Yamal i mbanë edhe dy flamuj të dy vendeve tjera në këpucët e tij
Lamine Yamal, sensacioni i Spanjës, po mban flamujt e dy vendeve të tjera në këpucët e tij në debutimin e tij të parë si titullar në Kupën e Botës këtë mbrëmje.
Pas një paraqitjeje të shkurtër në barazimin zhgënjyes 0-0 ndaj Kepit të Gjelbër në ndeshjen e kaluar, Yamal u aktivizua si titullar në ndeshjen e rëndësishme të Spain kundër Arabisë Saudite në “Mercedes-Benz Stadium”.
Sulmuesi i Barcelonës, i cili shkëlqeu në triumfin e Euro 2024 dy vite më parë, po bën paraqitjen e tij të 27-të për “La Roja”.
Megjithatë, ai po luan duke përfaqësuar edhe dy vende të tjera që i kanë lidhje të forta familjare.
Edhe pse ka lindur në Barcelonë dhe ka kaluar gjithë nivelet e moshave me Spanjën, Yamal ka lidhje me Guinenë Ekuatoriale dhe Marokun.
Nëna e tij ka lindur në Guinea Ekuatoriale, ndërsa babai vjen nga Maroku, gjysmëfinalist i Kupës së Botës 2022.
Maroku u përpoq ta bindte Yamal që të luante për ta, por ai u ka thënë se “ndihet spanjoll”.
Ndërkohë, presidenti i federatës së futbollit të Guinea Ekuatoriale, Venancio Tomas Ndong Micha, i tha “BBC” në vitin 2024 se vendi “e mban shumë afër në zemër dhe beson se ai do të bëjë gjëra të mëdha për futbollin e Guinea Ekuatoriale”.
Duke qenë krenar për prejardhjen e tij, Yamal shpesh mban flamujt e të dy vendeve në këpucët e tij Adidas F50, dhe kjo u pa sërish gjatë nxehjes në Atlanta, ku flamujt ishin të dukshëm në pjesën e pasme të tyre.