Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë në të njëjtën linjë sa i përket Ballkanit Perëndimor, tha i dërguari i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ai në Davos të Zvicrës u takua me ndihmësekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Sipas të dërguarit të BE-së, ata biseduan për rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Kam nisur javën në Davos me një takim O’Brien. Ishte e rëndësishme zhvillimi i kësaj bisede lidhur me Ballkanin në fillim të këtij viti. Ne duam të shohim rajonin duke lëvizur përpara dhe që qytetarët e tij të përfitojnë. Më vjen mirë që rikonfrmuam se ne jemi plotësisht në të njëjtën linjë”, shkroi Lajçak në X. Në punimet e Forumit Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës po marrin pjesë edhe liderë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.