Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami siç duket ia ka “kthyer” shpinën Famtir Limanit.
Siç është përfolur, Bilall Kasami ia ka premtuar Fatmir Limanit si bartës liste i BESËS në zonën 5, që ai të braktisë BDI-në dhe dajën e tij Ali Ahmetin. Por, kur zgjedhjet afrohen dhe fillon gara se kush do të jetë në listë për deputet fillon edhe lufta mes figurave brenda partiake.
Deri tani ka qenë e ditur se Fatmir Limani do ti prijë listës së LEN-it në zonën 5, por me ardhjen e Qokut si VV, Fatmir Limani mund të jetë kandidat numër 2 dhe kjo i bie që është tradhëtuar nga Bilall Kasami.
Nga ana tjetër Këshilltari i Albin Kurtit, Bekim Qoku është deklaruar se do të garoj në zgjedhjet e 8 Majit si VV në bashkëpunim me LEN-in.
“Para do kohësh unë sapo mbylla një vizitë bashkë me krerët e LEN-it në Amerikë dhe atje unë shkova si anëtarë i Vetëvendosjes, si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, nuk shkova si Bekim Qoku.
Pra Vetëvendosje këtu merr pjesë përmes meje si aktivist i kësaj Lëvizje edhe unë gjej mbështetjen e Vetëvendosjes këtu duke marrë pjesë në këto zgjedhje. Në vitin 2020 nuk kishim përfaqësues, në këtë rast do të kemi edhe kandidat.
Kështu që Lëvizja Vetëvendosje është këtu do të jetë pjesë e fushatës, do të më ndihmojë mua edhe aq sa mundet edhe LEN-in”, tha Bekim Qoku, Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Maqedoni.
Vlen të theksohet LEN-i pra, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami ende presin një bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët ku i kanë ofruar shumë deputet dhe poste Arben Taravarit nëse ai do ti bashkangjitet LEN-nit, por një gjë të tillë e ka mohur Ziadin Sela ku kategorikisht u shpreh për një bashkëpunim me LEN duke thekësuar se 90% e kryesisë së ASH-së dëshirojnë të garojnë të vetme në këto zgjedhje./TS/