Sonte rreth orës 18:00, është djegur kazinoja “Admiral” në një objekt banesor në pjesën e re të Velesit, në lagjen Bagremçe.

Sipas informacioneve fillestare nga SPB Veles, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona brenda.

Në fikje janë përfshirë dy makina zjarrfikëse nga Velesi dhe rreth njëzet zjarrfikës.

Vendi i zjarrit është siguruar nga policia, për momentin nuk ka rrezik për banesat në pallat dhe ambientet përreth.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume