Sot rreth orës 15:20 policia është njoftuar për një rast, i cili dyshohet se ishte vetëvrasje.

Sipas policisë, ekzistojnë dyshime se në fshatin Manasitric të Prizrenit viktima F.K. ,mashkull, 60 vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Express se lidhur me rastin “është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësitë dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume