Nga ora 19:20 është normalizuar komunikacioni në rrugën Dibër-Qendër Zhupë në të dy drejtimet, kumtoi sot LAMM.

Komunikacioni në këtë drejtim rrugor është ndërprerë që nga pasditja e sotme për shkak të një aksidenti trafiku në afërsi të Urës së Mullirit.

Në aksidentin e trafikut, siç deklaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski për MIA-n, kanë qenë të përfshirë tre automjete me targa të Maqedonisë, ku fatmirësisht lëndime të lehta ka pësuar vetëm një i mitur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume