Gjatë ditës së djeshme (24.01.2024) rreth orës 10:30 në SPB-në e Shkupit është raportuar se në një pyll afër fshatit Jabollcë të komunës Sopishtë është gjetur trupi i pajetë i një personi, që më pas është identifikuar me inicialet T.A. 64vjeç nga fshati Jabollcë, komuna e Sopishtës. Mjeku i Emergjencës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion në Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume