Bërvenica u mblodh rreth vizionit për një kapitull të ri. Me pjesëmarrje të madhe të banorëve nga të gjitha vendbanimet e komunës, Konventa promovuese e Jakup Huseinit solli në një vend simpatizantë, strukturat e VLEN-it dhe përfaqësuesit e pushtetit qendror.

Në prani të ministrave, deputetëve dhe funksionarëve të VLEN-it, Jakup Huseini prezantoi planprogramin për katër vitet e ardhshme, të ndërtuar mbi nevojat që ka dëgjuar gjatë takimeve me banorët e të gjitha vendbanimeve të Bërvenicës.

Qeverisje transparente, zhvillim ekonomik dhe përfshirje e diasporës, më shumë mundësi për të rinjtë dhe investime në infrastrukturë e mjedis janë katër shtyllat mbi të cilat Huseini synon ta ndërtojë punën e ardhshme të komunës.

Programi zbret deri te nevojat konkrete të çdo vendbanimi: shkolla, rrugë, ndriçim, ujësjellës, ura, hapësira sportive, mbrojtja nga përmbytjet dhe projekte për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Për Jakup Huseinin, kjo garë bazohet edhe në përvojën e tij gjashtëvjeçare si nëpunës në Komunën e Bërvenicës, ku ka qenë i përfshirë në hartimin dhe realizimin e projekteve për banorët.

Kësaj përvoje i shtohet mbështetja e plotë e VLEN-it dhe e pushtetit qendror. Ministrat, deputetët dhe funksionarët e VLEN-it do të jenë pjesë e këtij angazhimi, me qëllim që Bërvenica të ketë mbështetje institucionale dhe projekte konkrete për zhvillimin e saj.

Masoviteti i Konventës në Çellopek dhe mbështetja nga të gjitha vendbanimet e Bërvenicës e vendosin Jakup Huseinin në qendër të garës për ndryshimin e komunës.

Me numrin 4, VLEN synon fitoren e komunës së 11-të.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume