Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara që ishte propozuar nga PDK-ja.
Në seancë morën pjesë deputetët e Vetëvendosjes, PDK-së, Aleancës dhe LDK-së.
Pro ligjit votuan 91, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
LDK-ja nuk mori fare pjesë në votim, pasi që bënë të ditur se nuk e përkrahin këtë ligj.
Deputetët e Listës Serbe nuk ishin të pranishëm fare në seancë gjatë votimit e as diskutimit.
Paraprakisht, Komisioni për Legjislacion miratoi në parim këtë ligj.
Ligji për Specialen u iniciua nga PDK-ja, pasi që Specialja dënoi më 16 shtator ish-krerët e UÇK-së me 81 vjet burgim.
Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet, Jakup Krasniqi me 25, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.