Problemi i ngritur tek spitali i Tetovës ku drejtori Ilir Demiri u shpreh se një pjesë e tokës është uzurpuar e një pjesë e tokës është privatizuar, sot në këshillin komunal të komunës së Tetovës Plani Detal Urbanistik është shfuqizuar.
“Pas shqetësimeve të ngritura nga drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, për pronen e uzurpuar nga mafia urbane, Sot me vendim të këshillit komunal shfuqizuam pjesën e planit të vjetër urbanistik i cili ishte në kundërshtim me planin gjeneral urbanistik. Plani i ri do të hartohet me përfshirjen e qytetarëve dhe në kundërshtim me mafien urbane, për t’a kthyer atë pronë tek spitali i Tetovës, e assesi tek interesi privat” tha kryesuesi i këshillit komunal të Tetovës, Besar Durmishit.
Pas shfuqizimit të Planit Detal Urbanisik, ish shefi i kabitetit të Komunës së Tetovës, Aljadin Hasani ka bërë pyetje publike në lidhje me shfuqizimin e Planit Detal Urbanisitk nga këshilli aktual.
Ai pyet tash si do të ndërtohet Spitali i Tetovës kur është shfuqizuar Plani Detal Urbanistik?
“Si da ndreqim Spitalin kur është shfuqizu PDU” ka pyetur Hasani.
Nga ana tjetër toka e cila është përfolur është blerë në vitin 2021 që nuk ka të bëje me ish kryetarin e komunës së Tetovës dhe mafian urbane siç ka theksuar drejtori i Spitalit, Ilir Demiri.