Në takimin mes liderëve të LEN, kryetarit të ASH-së Arben Taravari dhe kryetarit të VV Albin Kurti në Prishtinë, jozyrtarisht mes tjerash është biseduar edhe për Taravarin si kandidat për president të Maqedonisë së Veriut.
Sipas informacioneve të TV21, në këtë takim Taravari ka thënë se do të kishte pranuar në rast se e ka përkrahjen edhe të Ziadin Seles.
Megjithatë Taravari mohon se është biseduar në lidhje me këtë temë. Ai për tv21 u përgjigj shkurt:
“Nuk është biseduar për atë temë dhe nuk jam i interesuar për kandidatur për president”.
E ndërkohe që po “nxehet” skena politike para zgjedhjeve, TV21 mëson se Taravari është ftuar në takim edhe nga Edi Rama.
Ndryshe, Aleanca për shqiptarët ende nuk vendosur se si do të shkojë në zgjedhje, derisa ka 3 opsione: Me BDI-në, me LEN, apo e vetme.
E pyetëm Taravarin se kur pritet vendimi final!? Përgjigja e tij ishte:
“Besoj deri në fund të muajit”.
Ndërkohë periudhë përplasjesh ka brenda LSDM-së, tregojnë burime partiake për TV21. Jozyrtarisht ish-kreu i LSDM-së, Zoran Zaev i ka vendosur ultimatum Kovaçevskit që të tërhiqet nga pozita e kryetarit të partisë deri më 28 janar. Megjithatë, siç mësojmë, Kovaçevski aspak nuk mendon për dorëheqje.