Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, më 18.01.2024 (e enjte), në orën 11:00, do të merr pjesë dhe do të mbajë fjalim në ngjarjen me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për përzgjedhjen e një kompanie konsulente për ndërtimin e katër sistemeve të ujitjes.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe përfaqësuesi i kompanisë konsulente, në sallën solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume