I mbështetur me përkrahje të madhe fianciare, Plani për rritje shënon një hap vendimtar dhe udhërrëfyes transformimi për prosperitetin e përbashkët të Ballkanit Perëndimor, beson zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, i cili ishte pjesë e delegacionit të takimit të liderëve për Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor.

Siç kumtoi SÇE, Mariçiq thekson se në takim është potencuar se Plani për rritje është një hap i vërtetë për integrim drejt BE-së të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kjo nismë simbolizon përkushtimin e rajonit për aksion, duke nxitur zhvillimin ekonomik, stabilitetin dhe integrimin rajonal deri në harmonizimin e ekonomive kombëtare me standardet e BE-së, instrumenti vepron si katalizator për integrim të suksesshëm, duke nxitur ndryshime reformuese fundamentale të rëndësishme për arritjen e qëllimit strategjik për përfshirje në BE deri në vitin 2030. I rëndësishëm për planin është vendosja e tregut të përbashkët rajonal, zhbllokimi i potencialit ekonomik dhe hapja e rrugës drejt tregut të vetëm të BE-së. Fushat si lehtësimi i tregtisë, hapja e sektorit shërbyes dhe mobiliteti i të punësuarve janë në fokusin e integrimit të përshpejtuar”, konsideron Mariçiq i cili ishte pjesë e delegacionit të takimit të liderëve për Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e sotëm, theksohet në kumtesë, është cituar se Maqedonia e Veriut meriton të krijojë një agjendë reformuese solide, e cila do të jetë bazë për realizim të pandërprerë në eurointegrimin e shtetit me qëllim të nxitjes së anëtarësimit me të drejt të plotë në BE deri në vitin 2030. Përkushtimi i Planit për rritje kontribuon për transformim të shtetit, e bën më të suksesshëm zhvillimin e shoqërisë dhe inkuadrimin e përshpejtuar drejt BE-së.

Përcaktimet kryesore të takimit janë prioritetet e rrugës drejt BE-së përkatësisht përpjekja për realizimin e reformave, bashkëpunimi, lidhshmëria përmes instrumenteve financiare që do të nënkuptojnë zhvillim stabil dhe të sigurt të rajonit”, qëndron në kumtesë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume