Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në Tv24 për mos mbajtjen e takimit të liderëve tha se nuk ka komunikuar me Kovaçevskin, por se është në dispozicion për konsultime përmes telefonit.

Gjërat duhet të ecin normalisht dhe nuk duhet të bëjmë show prej saj. Nuk e kam problem një takim, mund të diskutojmë çdo çështje të hapur edhe përmes telefonit. Ne patëm një mbledhje të liderëve në parlament, u mor një vendim për një datë dhe vlerësoj që mjafton. Ne po flasim me shumë parti politike dhe strategjia jonë është e qartë. Ne formuam një komision për negociata me partitë politike dhe ai komision u votua dhe u mbështet nga Komiteti Ekzekutiv dhe ai Qendror në seancën e fundit. Planifikojmë të bisedojmë me partitë që tashmë janë pjesë e koalicionit aktual të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe vlerësoj se kjo do të ndodhë në gjysmën e parë të shkurtit dhe më pas të bisedojmë me të gjitha partitë politike që duan t’i afrohen VMRO-DPMNE-së dhe që do të jetë në gjysmën e dytë të shkurtit. Në mars do të mbyllim strukturën e koalicionit me të cilën do të marrim pjesë në zgjedhje dhe më pas do të nisim zyrtarisht fushatën, ka thënë Mickoski.