Ndihmës sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Xhejms O’Brajan sot tha se nuk ka informacione për të ashtuquajturin “none paper” të faktorit ndërkombëtar për partitë shqiptare, me të cilin do të zotoheshin se nuk do të bëjnë koalicione me asnjë parti që publikisht nuk do të dilte dhe të zotohej se në 6 muajt e parë të mandatit të ri do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, shkruan TV21. O’Brajan sërish kritikoi VMRO-DPMNE-në duke thënë se nuk paraqet zgjidhje konkrete, por vetëm premton se do të ketë zgjidhje çështjen me Bullgarinë.
“Më treguan se dikush do të pyes për “non paper”, nuk di për “non paper”. Do të mbetem tek ajo që e thash kur isha këtu në nëntor dhe gjithashtu sot. Mendoj se qytetarët e RMV-së duhet të vendosin për rrugën tutje. Mendoj se një parti ka propozuar një rrugë për të shkuar tutje dhe sigurisht ka kritika, për shkak se ka disa njerëz që e duan apo nuk e duan atë mënyrë. Mendoj se një tjetër parti premton se do të gjejë një mënyrë për rrugën tutje, por mendoj se është e sinqertë për qytetarët që ta pyesin atë parti që ta vendos para “non paper” duke shpjeguar se cili është vizioni i tyre dhe pastaj ju vendosni mes vizionit që dini dhe diçka që është një premtim”, tha O’Brajan.