Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, që të premten e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç bënë të ditur nga kabineti i Pendarovskit, ligji i miratuar do të kontribuojë për ngritjen e kulturës gjuhësore, kultivimin dhe mbrojtjen e gjuhës standarde maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik, për afirmimin e nevojës nga kujdesi i rritur shoqëror dhe individual për përdorim të drejtë të gjuhës maqedonase në komunikimin publik dhe zyrtar, si dhe për respektimin dhe avancimin e standarit gjuhësor.

“Presidenti Pendarovski pret që zbatimi i ligjit do të kontribuojë për tejkalimin e gjendjeve alarmante në lidhje me përdorimin e padrejtë të gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik, dhe për kujdes të rritur, të organizuar dhe sistemor të shtetit për përdorimin e saj të drejtë”, thuhet në kumtesë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume