Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të shtatores së veprimtarit të kombit, Kadri Zeka në qytetin e Gjilanit.

Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se përkujtimi i Kadri Zekës dhe Vëllezërve Gërvalla në 42 vjetorin e rënies së tyre heroike është një akt i lartë i nderimit të veprimtarisë së tyre kombëtare.

Statusi i plotë:

Ishte kënaqësi që me ftesë të kryetarit të komunës z. Alban Hyseni të vizitoja komunën e Gjilanit dhe të merrja pjese në ceremoninë e shpalosjes së shtatores së veprimtarit të kombit, Kadri Zeka në 42 vjetorin e rënies së tij heroike bashkë me vëllezërit Gërvalla.
Përgëzova kreun e komunës dhe qytetarët e Gjilanit për këtë akt fisnik të nderimit të një prej figurave më markante të kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës dhe ju urova punë të mbarë në jetësimin e programit të tyre për jetë më cilësore.
Lavdi e përjetshme Kadri Zekës dhe të gjithë veprimtarëve të kombit që dhanë jetën në shërbim të përjetësisë së idealeve kombëtare!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume