Dje (21-janar) nga ora 08:00 deri në orën 20:00 në zonën e SPB-Tetovë janë zhvilluar aktivitete të intensifikuara kontrolluese për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet informonTetovasot. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 20 automjete, gjegjësisht drejtues (TE-16 dhe GV-4) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, nga të cilat 16 (TE-12 dhe GV-4) me më shumë se 50 deri më 70 kilometra në orë. Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 4 drejtues mjetesh (TE) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar në vendbanim, si dhe 21 kundërvajtje të tjera në komunikacion (TE-20 dhe GV-1), ndërsa për të gjithë kundërvajtësit janë përgatitur parashtresat përkatëse, të cilat varësisht nga madhësia e tejkalimit variojnë nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com