Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emision në Tv24 duke folur për aktualitetin politik dhe ngjarjet në M-Nav, ka deklaruar se BDI-ja dëshmoi edhe njëherë se ligji duhet të vlejë për të gjithë njësoj.

“Bekimi nuk ka marrë pjesë në përleshje fizike, Bekimi as nuk e hapi derën që të ketë pasur përleshje, Bekimi ka vite që është i punësuar aty. As nuk ka marrë pjesë, as nuk ka hapur derën që të hyjnë “grupe”, ngjarja nuk ka të bëj, nuk ka lidhje me BDI-në. Ngjarja nuk ka ndodhur as në vendin hapsirat e kullës së kontrollit të fluturimit, e as në kuzhinë siç thoni. Se hapsira, trafiku ajror nuk ka qenë e rezikuar e thotë edhe drejtori. Njerëz dhe gazetar dhe të ashtu quajtur ekspert kanë bërë presion të lartë mbi gjykatësit. Nuk pranohet një gjë e tilë, nuk pranohen presionet mbi gjykatën”, deklaroi Grubi.

Ai është lidhur në telefon me Omer Bunjakun për të dëshmuar se personi në fjalë nuk është i përfshirë në ngjarjen në fjalë.

“Gënjeshtër është, Omer Bunjaku nuk është në kërkim. Omeri është në shtëpi, askush nuk e kërkon. Nuk është në rregull të gënjeni. Do të jap dorëheqje nëse Omer Bunjaku i përfshirë në rastin në fjalë”, tha Grubi.

Bunjaku në telefonatë të transmetim të drejtëpërdrejtë tha se do të padisë TV24 se e kanë lidhur me këtë ngjarje.