Shefi i Misionit të EULEX-it Giovanni Pietro Barbano, ka pritur sot komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, me të cilin thotë se pati një takim produktiv.

Barbano konfirmon se me Ulutas, diskutuan për situatën e sigurisë në Kososvë, por dhe forcimin e bashkëpunimit, transmeton klankosova.tv.

”Sot pata një takim produktiv me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Özkan Ulutaş. Diskutuam situatën e sigurisë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit tonë tashmë të shkëlqyer në fushat me interes të përbashkët”, shkruan Barbano në X.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume