Dy “mumje aliene” që u shfaqën në mënyrë misterioze në aeroportin e kryeqytetit të Perusë tetorin e kaluar, kanë origjinë tërësisht tokësore, sipas një analize shkencore të zbuluar të premten.

Bazuar në analizat shkencore, dy “mumjet aliene” ishin thjesht kukulla të ngjashme me njeriun, u tha një konferencë shtypi në Lima.

“Nuk janë qenie jashtëtokësore. Ato janë kukulla të bëra nga kockat e kafshëve nga ky planet”, tha Flavio Estrada, një arkeolog në një institut në Peru.

“Është krejtësisht një histori e sajuar”, shtoi Estrada.

Këto dy kukulla, fillimisht misterioze u shfaqën në zyrat e aeroportit të Lima-s në një kuti kartoni dhe dukeshin si trupa të mumifikuar me veshje tradicionale të Andeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume