Momentet e panikut për shkak të tërmetit të mesnatës në Dushk të Lushnjes, i kanë marrë jetën një 20-vjeçari.

I riu i identifikuar si Daniel Rika është gjetur i vdekur në banesë. Gazetari i Top Channel, Bledar Korreshi raporton se Rika ishte trembur në gjumë nga goditje e tërmetit dhe menjëherë ka vrapuar për të dalë nga banesa, por është penguar dhe rrëzuar nëpër shkallë duke humbur jetën.

20-vjeçari vuante nga probleme shëndetësore. Vlen të theksohet se, tërmeti 4.6 ballë i shkallës Rihter dhe thellësi 10 kilometër, kishte epiqendrën në Dushk të Lushnjës.

Sipas raportimeve të korrespondentëve tanë, lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Durrës, Lushnjë, Elbasan e Vlorë. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka dëme materiale nga lëkundjet që zgjatën disa sekonda.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume