Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi përmes një deklarate para Presidencës ka kërkuar mbështetje nga qytetarët për kandidaturën e Bujar Osmanit për president të vendit, përcjell TV21. Ademi thotë se BDI do të luftojë që presidenti të zgjedhet në Kuvend me 80 vota respektivisht me shumicë prej 2/3.

“Prandaj kërkojmë përkrahje absolute, masive të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë për kandidaturën e Bujar Osmanit që të na mundësojë ta ndryshojmë kushtetutën njëkohësisht, edhe për zgjedhjen e Presidentit dhe amendamentet kushtetuese që rrjedhin nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë. Kjo do të jetë qëndrimi i BDI-së edhe për rreth të dytë të zgjedhjeve presidenciale edhe për zgjedhjet parlamentare dhe ne do t’ia arrijmë”, deklaroi mes tjerash Ademi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume