VMRO-DPMNE thotë se dënon ashpër deklaratat e Kovaçevskit për mediat, që sipas tyre, mund të definohen si deklarata për censurë dhe kërcënime. Sic thonë nga opozita, kur Kovaçevski u dërgon mesazhe mediave se do të klithin nëpër bodrume, kjo paraqet sulm të paparë ndaj lirisë së mediave.

“Dimitar Kovaçevski kërcënon drejtpërdrejtë mediat dhe gazetarët. Kërcënimet e tij kanë për qëllim t`i frikësojnë gazetarët dhe të ndikojnë në raportimet e tyre. u bëjmë thirrje Delegacionit të BE-së, të gjithë organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të faktorit ndërkombëtar të reagojnë ndaj këtij akti, kurse treguesit e këtillë nuk duam të përmenden në Raportin e ardhshëm të KE-së, për shkak se një politikan në ikje ka vendosur ta rrënojë imazhin e Maqedonisë”, tha Mile Lefkov.

Nga VMRO-DPMNE kanë publikuar edhe video-materiale ku pretendojnë se janë dërguar mesazhe kërcënuese ndaj mediave nga partitë në pushtet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume