Efektivët policorë të SPB-Tetovë, mbrëmjen e djeshme (28-shkurt) rreth orës 23:25 kanë privuarnga liria 41-vjeçarin A.A. nga Shipkovica e Tetovës. Në banesën ku ai ka qëndruar përkohësisht në Tetovë, gjatë kontrollit të kryer më herët me urdhër të gjykatës janë gjetur marihuanë dhe një peshore digjitale. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume