Në një prononcim për TV21, Blerim Bexheti nga BDI komentoi deklaratat e sotme të kryetarit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i cili tha se në BDI ka garë për të dalë deputetë pasi eksponentët e kësaj partie kanë nevojë për imunitetin e deputetit. Blerim Bexheti i dërgon porosi Mexhitit që të bëhet gati për të festuar fitoren e BDI-së më 8 maj.

Në lidhje me: Kë do të dëshironte ta ketë kundërshtar në zgjedhje, Bexhetin apo Xhaferin? Mexhiti: Atyre iu duhet imuniteti

“Janë të vetëdijshëm që fitorja e thellë do të jetë e BDI-së. Kanë kohë deri më 8 maj të përgatisin letrën e urimit të fitores të Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha Blerim Bexheti në bisedë telefonike me TV21.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume