“Nuk mendohej në vitin 1993-94’ që shqiptarët të prodhonin një revolucion që do të ndryshonin dhe vetë maqedonasit”. Kështu është shprehur gazetari dhe analisti i njohur shqiptar Andi Bushati, duke folur mbi situatën me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në emisonin Çim Peka Live në SYRI TV, informon PRESSonline.al

“Një shqiptar nga Shqipëria që futet në kufij dhe sheh policin që flet shqip e kupton që gjërat kanë ndryshuar. Sot shqiptarët kanë tre universitete. Ju përmendet sot Skënderbeun, dje të ngrije flamurin e Shqipërisë në ballkon përfundoje në burg ndërsa sot busti i Skënderbeut është në mesin e Shkupit. Nuk po them se kemi një kryeministër shqiptar dhe tetë ministra në qeveri, fakti që ju thatë se ishte në dorën e shqiptarëve të çmontonin më në fund regjimin e Gruevskit tregon një pjesë të kombit të emancipuar. Nuk mendohej në vitin 1993-94 që shqiptarët të prodhonin një revolucion që do të ndryshonin dhe vetë maqedonasit”, nënvizoi Bushati.

Ai theksoi se shqiptarët nën udhëheqjen e BDI kanë evoluar, a mund të bëhet më shumë-po padiskutim që mund të bëhet më shumë, por si mund të bëhet më shumë, duhet ta diskutojmë

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume