INTEGRIMI I BALLKANIT PERËNDIMOR NË BE

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ka theksuar se ideja për Evropë është shumë e gjallë në rajon, kurse burokracia e BE-së për zgjerimin ka humbur pak kredibilitetin.

Eskobar gjatë një conference në Uashington të organizuar nga Forumi Ekonomik “Delfi” ka theksuar se qytetarët rrezikojnë jetët për të qenë pjesë e BE-së.

“Ju lutem, mos lejoni që askush t`u thotë se BE-ja ka humbur besimin tek populli. Njerëzit rrezikojnë jetët për të shkuar në BE. Ajo që humbi pak kredibilitetin është burokracia e BE-së për zgjerimin, por ideja vazhdon të jetë prezente. Vendet e Ballkanit Perëndimor sipas kulturës, historisë dhe ekonomisë janë evropiane, por ekziston një disfunksion në disa dhe vende dhe cinizmi që e krijojnë disa liderë” – tha Gabriel Eskobar, emisar i SHBA-së për Ballkanin.

Ministri për Financa i Bullgarisë, Asen Vasilev, rreth temës së aderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ka potencuar se ka marrëveshje të qartë dhe proced për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shkupi duhet këtë ta përmbushë, kurse sic tha, Bullgaria nuk do të parashtrojë kushte plotësuese.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume