Është deklaruar zëvendëskryeministri Artan grubi pas shkarkimit të dy ministrave të ASH-së, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu. Grubi i quajti “ministra të VMRO-së” tanimë ish ministrat e Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

“Kryeministri i parë shqiptar i Qeverisë shkarkoi dy ministra të VMRO DPMNE-së e cila i mbrojti me mish e me shpirt sot në Kuvend. Natën e mirë, gjumë të ëmbël, flini të qetë gjersa për të gjithë ne kujdeset Ali Ahmeti”, ka shkruar Grubi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume