Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” për nder të 16 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 shkurt, gjatë ditës së djeshme është ngjitur në majen e Vukavecit në fshatin Strimë të Komunës së Likovës.

Në një rrugëtim me natyrë të pastër përrallore, ndër përrocka e shkëmbij, bjeshkatarët kaluan kohën e tyre duke reflektuar mbi sakrificën e kosovarëve drejt arritjes së synimit të tyre, Kosova Republikë.

Bjeshka e fshatit Strimë është ndër të rrallat dhe të pahulumtuarat deri më tani, e paekspozuar për opinionin e gjërë.

Bjeshkatërët e SHBA “Karadaku” u ngjitën në majën e Vukavecit, 1750 metra lartësi e cila është njëra prej majave më të larta në rrethinën e Karadakut.

Për ujë, shoqëri, natyrë të pastër mos u mërsizni. Thjeshtë duhet ta vendosni në kalendarin e lumturisë tuaj këtë destinacion magjik që nuk dallon aspak prej mrekullive tjera të Ballkanit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume