Në Gostivar mbrëmë Lëvizja Demokratike mbajti mbledhjen e Këshillit Themelues, ku mes tjerash u diskutua edhe mbi aktualitetin politik, rrjedhimisht edhe rreth përgaditjeve për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. 

Në këtë mbledhje anëtarët e Këshillit Themelues unanimisht autorizuan kryetarin Izet Mexhiti që të zhvillojë bisedimet me partnerët e Koalicionit VLEN për përpilimin e listës së kandidatëve për deputet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume