Shërbimet kufitare greke në pikën kufitare Bogorodicë-Evzoni nuk kanë lejuar hyrjen e pasagjerëve nga vendi ynë, të cilët kanë pasur libreza të veturës me emrin e vjetër të vendit. Ata u kthyen dhe përveç librezës së veturës u kontrolluan në mënyrë të detajuar edhe pjesa tjetër e dokumenteve të udhëtimit. Në këtë pikë kufitare deri në orën 12:00 kanë kaluar rreth 300 pasagjerë dhe nuk ka vonesa të mëdha për kalimin e kufirit.

Sipas protokollit dypalësh me Shqipërinë, qarkullimi zhvillohet normalisht me dokumente të vlefshme udhëtimi dhe patentë shoferi dhe targa pa shenjën NMK. Sipas informacioneve të MPB-së, pikëkalimin kufitar Qafëthanë me Shqipërinë fqinje, nga pala maqedonase është janë lënë shtetasit me letërnjoftim të vjetër pa shtesë e Veriut dhe nuk janë kthyer, përkatësisht janë lejuar të kalojnë kufirin nga shërbimet kufitare shqiptare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume