Nga Qendra për menaxhim me kriza sot informojnë se në muajin shkurt, përfundimisht me ditën e djeshme, në hapësira të hapura në mbarë vendin janë shënuar gjithsej 448 zjarre.

Siç theksojnë, nga numri i përgjithshëm i zjarreve, në 256 raste është djegur kashtë dhe bar i lartë, në 128 zjarre është djegur bimësi e ulët (shkurre, vegjetacion i ulët dhe i degraduar) dhe 42 kanë qenë zjarre pyjore. Në muajin shkurt janë shënuar edhe 22 zjarre në vendgrumbullime.

QMK raporton se situata është e ngjashme edhe në Serbinë fqinje, ku siç thonë ata, ka një numër jashtëzakonisht të madh të zjarreve në natyrë për këtë periudhë të vitit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume