Michael Olise po kalon një moment fantastik me fanellën e Francës. Ylli i Bayern Munichut ishte protagonist kryesor në fitoren 4-1 ndaj Belgjikës në Ligën e Kombeve, duke i shënuar dy gola dhe dhënë një asistim.

Me këtë paraqitje, Olise e ka çuar në 17 numrin e kontributeve në gola për Francën gjatë vitit 2026, me 7 gola dhe 10 asistime. Në shekullin XXI, vetëm Thierry Henry ka bërë më mirë se ai në një vit kalendarik me kombëtaren franceze. Në vitin 2003, Henry regjistroi 19 kontribute, duke e lënë Olisen vetëm dy pas tij.

Edhe te Bayern Munichu, statistikat e 24-vjeçarit janë mbresëlënëse. Në 11 paraqitje këtë sezon, Olise i ka shënuar 12 gola dhe i ka dhënë 5 asistime, duke e konfirmuar rritjen e tij si njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Francës dhe klubit bavarez.

Franca do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit të grupit në Nations League në nëntor, ndaj Italisë më 12 nëntor dhe Turqisë më 15 nëntor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume