Keqpërdorimet e mundshme me karburantin në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik të Shkupit kanë qenë një nga arsyet për vendosjen e kontrolleve më të rrepta në këtë ndërmarrje. Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dikush në të kaluarën ka përfituar në kurriz të qytetarëve, duke keqpërdorur derivatet e naftës. Ndërsa këtë vit sipas tij janë realizuar kursime prej rreth gjysmë milion euro.

“Kemi kursyer gjysmë milion euro për karburant, ndoshta me raportin e fundit do të kaloje më shumë edhe pse në qarkullim kemi nxjerrë 50 autobusë më shumë. Kur mora detyrën e kryetarit, në NQP funksiononin 148 autobusë, ndërsa sot në linjat e transportit qarkullojnë mbi 200 autobusë. Megjithatë, kemi kursyer mbi gjysmë milioni euro, që do të thotë se dikush në të kaluarën ka përfituar shumë në kurriz të qytetarëve”, deklaroi Orce Gjorgjievski – Kryetari i Qytetit të Shkupit.

Për pohimet për keqpërdorimin e karburantit në NQP, Toshkovski tha se për momentin nuk mund të ndaj informacione.

“Në këtë moment nuk mund të ndajë më shumë informacione, ju lutem drejtohuni tek shërbimi për marrëdhënie me publikun dhe do të informojmë për detajet”, theksoi Orce Gjorgjievski – Kryetari i Qytetit të Shkupit.

Përgjigje dërguam edhe në MPB, por ende nuk ka përgjigje. Nga ana tjetër kreu i Shkupit tha se për të parandaluar keqpërdorimet e mëtejshme, automjetet e ndërmarrjeve publike janë instaluar GPS dhe pajisje për matjen e karburantit. Pavarësisht kursimeve dhe kontrolleve, transporti publik në Shkup vazhdon të përballet me probleme të shumta. Ankesat e qytetarëve janë të shpeshta për vonesat e autobusëve, pritjet e gjata dhe rrëmujën gjatë udhëtimit

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume