Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski mëngjesin e sotëm ka vendosur lule mbi varrin e revolucionarit maqedonas Goce Dellçev në oborrin e kishës “Shën Spas” në Shkup.

Pendarovski i bëri homazhe Dellçevit me rastin e 152 vjetorit të lindjes së tij.

Në vendprehjen e përjetshme të Goce Dellçevit ka vendosur lule edhe delegacioni i qeverisë teknike, i kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në përbërjen e të cilit është ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi.

Lule vendosi edhe delegacioni i Kuvendit i kryesuar nga nënkryetari Goran Misovski. Në delegacion janë Marija Georgievska dhe Velika Stojkova-Serafimovska.

Për shkak të protokolleve të sigurisë, janë ngritur dy pika kontrolli nga Ministria e Punëve të Brendshme, njëra në udhëkryqin pranë “Qendrës Memoriale të Holokaustit” dhe tjetra pranë xhamisë Mustafa Pashë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume