Analisti Albert Musliu komentoi në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit mes subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Musliu tha se përfshirja e Albin Kurtit në fushatë për zgjedhjet e afërta në RMV po përdoret nga opozita shqiptare për të përfituar nga popullariteti i tij.

“Është tendenca e subjekteve politike në RMV të përfitojnë nga popullariteti që ka krijuar në Kosovë dhe rajon Kurti. Por të gjitha subjektet shqiptare në RMV kanë qenë pjesë e qeverisjes qendrore, ndërsa Kurti ka refuzuar çdo lloj bashkëqeverisjeje derisa fitoi mazhorancën në zgjedhje.

Ndikimi i tij është objektiv, uroj që të mos përfundojë me përçarje të subjekteve shqiptare në RMV”, tha Musliu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume