Në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, kandidati për president nga BDI, Bujar Osmani foli për përzgjedhjen që ai të jetë kandidat e jo Ali Ahmeti. Sipas Osmanit, Ahmeti e ka definuar qëllimin final për Maqedoninë para 20 viteve. Ky qëllim përshin tre segmente dhe atë, Maqedoni e barabartë, Maqedoni në NATO dhe Maqedoni në BE.

“Ali Ahmeti ka vlerësuar se një pjesë të rëndësishme të misionit të tij të madh, që e ka marrë si amanet nga gjeneratat trashëgues i të cilëve është, por edhe nga populli në çdo zgjedhje në 15 ciklet e fundit zgjedhore, është që unë të jem bartës i kësaj pjese të rëndësishme të misionit, që unë e quaj thyerje e kështjellës së fundit të monopolit etnik, që ka për qëllim ta normalizojë barazinë”, tha mes tjerash Bujar Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume