Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, gjatë ditës së sotme priti në një takim pune Ministrin e Shëndetësisë z.Ilir Demiri.  Fillimisht Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli e përgëzoi Ministrin për detyrën e re. Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e tij që në mes Universitetit të Tetovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë të thellohet bashkëpunimi në interes të përbashkët për të dy institucionet. Universiteti i Tetovës deri tani ka pasur një bashkëpunim të frytshëm me z.Ilir Demiri, i cili më herët ka mbajtur funksionin e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës. Përndryshe, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, për herë të parë gjatë këtij viti akademik hapi konkurs për paraqitjen e kandidatëve për regjistrim ose miratim të specializimeve të profesionistëve të shëndetësisë me arsimim të lartë në fushën e mjekësisë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë me arsimim të lartë.  Të dyja palët u zotuan t’i fuqizojnë edhe më tepër bashkëpunimet ndërmjet të dy institucioneve, ashtu që së bashku të ofrojnë më të mirën për studentët.

 

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume