Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike filloi procesi hetimor ndaj një nëne të dyshuar për kryerjen e veprës penale në lidhje me keqtrajtuar e një foshnje. Prokuroria tashmë është në pritje të raportit nga Instituti për mjekësi ligjore, transmeton Portalb.mk.

“U miratua Urdhri për zbatimin e procedurës hetimore ndaj nënës së dyshuar për veprën penale – Neglizhencë dhe maltretim të fëmijës, bazuar në nenin 201, paragrafi 3 nga Kodi Penal”, njoftoi Prokuroria Themelore Publike.

Nëna dyshohet se nuk është kujdesur për vajzën, duke e lejuar që të bëhet lypsare. Përmes neglizhencës së tillë, ajo ka dëmtuar të drejtën e saj prindërore.

Prokuroria vlerësoi që në këtë mënyrë prindi ka ndikuar negativisht në zhvillimin, shëndetin dhe sigurinë e vajzës, duke kërkuar përkujdes më të madh nga Qendra për punë social për mbrojtjen e tre fëmije tjerë të familjes.

“Për shkak kësaj, ka shkaktuar dëme në shëndetin e fëmijës, ashtu që në gjendje të rëndë shëndetësore, fëmija më 17 janar të vitit 2024 ishte pranuar edhe në ISHP “Spitali i Përgjithshëm Strumicë”, për të vazhduar shërimin në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup”, njoftoi Prokuroria.

Më 18 janar, Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar për një rast ku një fëmijë katër vjeçar ishte pranuar nga autoritetet shëndetësore me plagë nga sulmet fizike. Mjekët e Kompleksit klinik “Nëna Terezë” në Shkup kishin konfirmuar se fëmija ishte sulmuar fizikisht. Autoritet policore kanë paralajmëruar kallëzim penal pas zbardhjes së rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume