Një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 24 tetor në Gjakovë.

Fëmija që po trajtohej në QKUK nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, transmeton Klankosova.tv

Sipas raportit të Policisë, në aksident ishin përfshirë dy automjete, njëri me targa të Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishin pësuar pesë persona, tri femra dhe dy meshkuj. Njëri nga të lënduarit, i dyshuar në këtë rast, pas tretmanit mjekësor ishte dërguar në mbajtje.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume