Arben Taravari sot në Gostivar promovoi kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut. Taravari njoftoi se kandidatura e tij do të mbështetet nga opozita shqiptare (Lidhja Europiane për Ndryshim) dhe nga ASH.

“Erdhi koha që shteti të ketë president shqiptar, jo teknik, por të vërtet. Secilit kandidat tjetër i dëshiroj sukses dhe le të jetë kjo fushatë rrëfim për frymëzim, europianizim dhe triumf. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tashmë shihet”, theksoi Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume