Policia ka dërguar në vendin e ngjarjes, vajzën 19-vjeçare e cila vrau babanë e saj dhe më pas e varrosi në oborrin e shtëpisë.

Vajza që shihni në video me maskë, është Hygerta Meta, e cila po akuzohet për vrasjen e babait të saj Pëllumb Meta.

Pamjet që sjell Tv Klan, vijnë nga shtëpia e familjes Meta në Shënavlash të Durrësit, aty ku u zbulua krimi i rëndë.

Siç mund të shihet, 19-vjeçarja mbahet për krahu nga një oficere policie, ndërsa hetuesit i bëjnë pyetje. Pikërisht tek kjo kasolle që ndodhet në oborrin e shtëpisë, ajo varrosi të atin, pasi e ekzekutoi atë me armë zjarri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume