Sot janë bërë 16 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku mbetën të vdekur 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës.

Qindra shtëpi u dëmtuan më 15 mars të vitit 2008, nga shpërthimi tronditës në një magazinë të kthyer në fabrikë për demontimin e armëve.

Gjykata e dënoi me 18 vjet burgim ish-përgjegjësin e fabrikës së armëve dhe ish-drejtorin e MEICO, Ylli Pinari.

Ndërkaq me nga 10 vjet burg u dënuan edhe Alba-Demil e Mihal Delijorgji.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume